Lladrovcit i vdes shoku i luftës nga Tetova, Abilaqim Ademi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar sot për ngushëllimë në familjen e bashkëluftëtarit të tij Abilaqim Ademin, i cili ndërroi jetë, para disa ditësh.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Rruga për Tetovë, sot, më është dukur shumë e gjatë.

E gjatë, sepse mbaj kujtimet e freskëta me bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin Abilaqim Ademin, i cili ndërroi jetë, para disa ditësh.

Në pamundësi të shkoja në varrim dhe t’i shprehja ngushëllime Familjes Ademi dhe Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së, mora rrugë, sot, me miqtë e mi.

Nderim i përjetshëm për jetën dhe veprën e Abdilaqim Ademit, kontribuuesit të madh të çështjes shqiptare!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë