Koci ironizon me dekoratat e Thaçit: Pse nuk e dekoruat edhe Kadri Boshnjakun
Zëvendësministri nga Drenica, Gani Koci, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpërthyer me akuza ndaj dekoratave që i ka ndarë presidenti Hashim Thaçi ndaj disa individëve për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ai ka ironizuar me listën e përgatitur siç thotë ai nga dy drenicasit tjerë, këshilltarët e Thaçit, Ismail Syla dhe Bekim Çollaku.
“I lus të gjithë drenicasët e mi, të më tregojnë për fatin e Kadri Boshnjakut…..! Si nuk i ra ndermend Ismail Sylës e Bekim Çollakut ta fusin në listën e të dekoruarëve të Presidentit! Kush e ka njohur ate, ai ishte kundershtari ma i madh i pushtuesit, me gjithë “marrezitë” e tijë, kur në ato lista futën kucën e macën!”, ka shkruar Koci në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/

